Majlinda Kelmendi vlerësohet si xhudistja më e mirë në botë

0
204

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka vlerësuar me çmim xhudistin nga Kosova, Majlinda Kelmendi. Kampionia olimpike është shpallur fituese e çmimit “Xhudistja më e mirë e sotme” dhe i është dorëzuar në Budapest të Hungarisë, gjatë një ceremoni që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, pra një ditë para Kampionatit Botëror në Xhudo.

Kujtojmë që Majlinda është dy herë kampione botërore, dy herë evropiane dhe njëherë kampione olimpike.

Burimi: Shqip.com