Maliq, nis rehabilitimi i Pyllit të Fazanëve

0
295

Bashkia e Maliqit ka nisur punën për rehabilitimin e Pyllit të Fazanëve, për ta kthyer në një pikë turistike për vendas e të huaj. Synimi është që pyllit, i shpallur monument natyre në vitet ‘60, t’i rikthehen edhe kafshët dhe shpendët. Fazani prej të cilit ka marrë edhe emrin është zhdukur prej vitesh dhe një ndër projektet do t’i kushtohet rritjes së tyre.

Konkretisht, bashkia ka nisur punën për ndërtimin dhe ndriçimin e rrugës hyrëse për në Pyllin e Fazanëve. Po rikonstruktohen dy ndërtesave ekzistuese brenda pyllit, njëra prej të cilave do të shërbejë si muze dhe do të vazhdohet me rrethimin me rrjetë.

Edhe pse si monument natyre dhe gëzon shkallën e parë të mbrojtjes, ky pyll prej vitesh është lënë pas dore dhe llogaritet që nga sipërfaqja prej 50 hektarë disa prej tyre janë rrafshuar totalisht.

Burimi: Top Channel