“Max Optika” dhuron syze dielli për Policinë Rrugore të Tiranës

514

Paraditen e së enjtes, në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë është zhvilluar ceremonia e dhurimit të 204 palë syzeve dielli për punonjësit e kësaj strukture policore.

I pranishëm në këtë takim, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka shprehur vlerësimin për këtë “akt human” të kompanisë “Max Optika”, që tregon sipas tij vëmendje të shtuar ndaj punonjësve të policisë, të cilët po sakrifikojnë në këto kohë kur temperaturat shkojnë në kufijtë e ekstremes.

Drejtori i “Max Optika”, Sokol Luzi ka theksuar se ky është vetëm fillimi i këtij donacioni për Policinë e Shtetit, pasi kjo kompani do të vijojë dhe në qarqet Durrës e Vlorë, ku do të dhurojë për efektivët mbi 800 palë syze dielli.

Burimi: Top Channel