Me 15 qershor të 1215 u firmos Magna Carta ose Karta e Madhe

0
1367

Me 15 qershor  të 1215 u firmos Magna Carta ose Karta e Madhe. Magna Carta është pa dyshim një nga dokumentet më të mira, të njohura në historinë e politikës.

Ajo është firmosur dhe vulosur nga Mbreti Anglez John.

-Ky dokumet është komfirmuar edhe nga monarkët e mëvonshëm dhe ka qenë i vlerësuar gjatë gjithë kohës.

-Kjo Kartë siguron parimet e përgjithshme bazë të të drejtave të njeriut.

-Parimet e Kartës ‘’Liri nën Ligj’’ kanë marrë formë edhe në SHBA te Karta e të Drejtave të Njeriut e Tomas Xhefersonit.

-Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë në jetë, në liri dhe për të arritur lumturinë.

-Arritja e barazisë është vendosur nga Magna Carta Karta, duke sjellë zhdukjen e skllavërisë, nga Presidenti  Abraham Linkoln.

-Fragmentet e saj janë cituar dhe nga Lëvizja e Suffragettes në luftën për votën e grave në fillimet e viteve 1900.

-Parimet e Kartës së Magnës formojnë të drejtat bazë të njeriut për të gjitha kohët, të luftës nën Konventën e Gjenevës dhe të kohës në paqe tek Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, e përshtatur nga OKB-ja  më 10 nëntor 1948, në Asamblenë e Pergjithshme të saj.

Neni më i famshëm thotë: Asnjë njeri i lirë nuk mund të arrestohet apo burgoset, nuk mund t’i merren të drejtat apo posedimet, nuk mund të nxirret i jashtëligjshëm apo të internohet. Ne nuk do të përdorim forcën kundër tij, me përjashtim të rasteve kur ka një gjykim të ligjshëm nga të barabartët e tij ose nga ligji i tokës. Askujt ne nuk do t’ia shesim apo mohojmë, apo vonojmë të drejtën”.

Biblioteka e Britanisë disponon dy kopje të Kartës së Madhe të vitit 1215.

image1