Me 24 qershor të 1987 lindi fenomeni Lionel Messi

1083

Me 24 qershor të 1987 lindi fenomeni Lionel Messi ose siç e njohim ndryshe Leo Messi. Messi lindi në Rosario, Argjentinë, nga prindërit Jorge Horácio Messi, puntorë në një fabrik çeliku, dhe Celia María Cuccittini, një pastrues. Messi ka pak origjinë Shqiptare.Familja e tij e ka prejardhjen nga qyteti Arbëresh i Porto Recanti,nga i cili paraardhësi i tij, Angelo Messi, emigroi në Argjentinë në vitin 1883. Mbiemri Messi vjen nga mbiemri i familjes Meksi të emigruar ne Itali, qe jane nga Labova e Gjirokastres.

Që nga mosha 21 vjeç, Messi ka qënë i nominuar për të fituar Topin e Artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit.

Një vit më vonë, në vitin 2009, ai fitoi çmimet e para të Topit të Artë si dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Ai vazhdoi dominimin e tij duke fituar edhe tre Topa të Artë në vitet 2010, 2011 dhe 2012. Ai gjithashtu fitoi në sezonin 2010–11 UEFA Lojtari më i mirë në Europë. Në moshën 24 vjeçare, Messi u bë golashënuesi më i mirë i historisë së Barcelonës në të gjitha kompedicionet. Në moshën 25 vjeçare, Messi u bë lojtari më i ri që shënon 200 Gola në La Liga.

Në Shtator 2014, Messi arriti shifrën e 400 Gola me klubet dhe kombëtaren që në moshën 27 vjeçare.

Njohur gjerësisht si lojtari më i mirë në botë, Messi është vlerësuar nga shumë komentues, trajnerë dhe lojtarët si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, Messi është lojtari i parë në historinë e futbollit që ka fituar katër herë rresht Topin e Artë dhe lojtari i parë që ka fituar 3 herë trofeun Këpuca e Artë Europiane. Messi në nivele klubesh ka fituar gjashtë La Liga, dy Copa del Rey, pesë Supercopas de España, tre UEFA Champions League, dy UEFA Super Kupa dhe dy Botërore Klubesh.

Në Mars 2012, Messi shkruajti historinë e Champions Leagues duke u bërë lojtari i parë në histori që shënon pesë gola në një ndeshje, në ndeshjen kundër gjermanëve të Bayer Leverkusen në ndeshjen e raundit të 16. Ai gjithashtu barazoi edhe rekordin e José Altafini me 14 gola të shënuar në një sezon të Champions Leagues. Messi ka vendosur edhe rekodin europian për më shumë Gola të shënuar gjatë një sezoni. Ai e vendosi rekordin në sezonin 2011-12 duke shënuar 73 gola, duke përfshirë këtu edhe 50 golat në një sezon në La Liga, që është rekord më vete i vendosur gjithashtu në sezonin 2011-12. Po në sezonin 2011–12, Messi u bë lojtari i parë në historinë e futbollit që shënon dhe asiston në 6 kompeticione të ndryshme.

Më 16 Shkurt 2013, Messi shënoi golin e tij të 300 në karrierë më Barcelonën. Në tetor të 2014, Messi, vetëm 27 vjeç, u bë lojtari më i ri që të shënoje 250 gola në El Clásico.

Në nëntor të 2014, Messi shënojë një tripletë kundër Sevillas, duke rritur në 253 totalin e golave në La Liga, duke u bërë kështu, lojtari me numrin më të madh të golave në La Liga. Më vonë atë muaj, ai shënoi golin e tij të 74 në Champions League, duke u bërë golashënuesi më i mirë në të.

image1 image2 image3 image4 image5 image6