Mediterranea 18 starton në Shqipëri

316

Për herë të parë Shqipëria do të kthehet në “shtëpinë” e mbi 200 artistëve të rinj  nga Mesdheu dhe Europa. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me BJCEM, Bashkinë e Tiranës, Durrësit, Rajonin e Puglia-s dhe mbështetjen institucionale të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe partnerëve të tjerë.

Ku do të ndiqni Bienalen e Mesdheut?

TIRANA

  1. Cirku Kombëtar
  2.  Ish-Ambasada Jugosllave
  3. Pazari i Ri
  4. Teatri Metropol
  5. Piramida
  6. Universiteti Metropolitan
  7. Muzeu Historik Kombëtar
  8. Vila 31-ish rezidenca e Enver Hoxhës
  9. Gallery 70
  10.  Zeta Art Center&Gallery
  11.  Discobox
  12.  Shtëpia e Gjetheve
  13.  Universiteti i Arteve
  14.  Turbina
  15. Libra’Aria
  16. Tulla Culture Center
  17. Shtëpia e Helidon Gjergji
  18. Destil Hostel
  19.  Lincoln Centers
  20. Qendra Rinore Tirana
  21. Bunk’Art 2
  22. Goethe Institut
  23. REJA – The Cloud Installation
  24. Teatri Kombëtar (pishina)
  25. Galeria Kombëtare e Arteve
  26. Fab Gallery
  27. Kulla e Sahatit
  28. Parku Rinia
  29. Teatri Kombëtar Eksperimental
  30.  Instituti Italian i Kulturës

DURRËS

  1. Amfiteatri i Durrësit
  2. Sheshi qendror
  3. Galeria e Arteve

Koncepti i Bienales së artistëve të rinj të Mesdheut dhe Europës‘’Mediterranea 18’’  është “Shtëpia’’ që do të bazohet në 4 elementë:

• Historia, duke u nisur nga historitë personale, qofshin këto të ngulitura në kujtesë ose të harruara gjatë kohës.

• Konflikti, si gjendje njerëzore ndaj hapësirës fizike ku ne bashkëjetojmë.

• Ëndrra si projektim i shtëpisë, si e drejta themelore e njeriutpërtë qenë i lirë të zgjedhë dhe të dëshirojë shtëpinë e tijfizike apoimagjinare.

• Dështimi, elementi që qëndron mes përpjekjevedhepamundësisë duke u tjetërsuar gjatë rrugës në kërkimtështëpisë së ëndrrave.