Mësim nga shtëpia/ Nga java e ardhshme, leksione online edhe për nxënësit e fillores

104

Duke nisur nga jave e ardhshme, nga e hëna në të premte, në oraret e paradites do të transmetohen leksione edhe për arsimin fillor, në kanalin RTSH shkollë.

Pra, nga ora 10:30 deri në 12:00 nga e hëna në të premte, do të ketë leksioni të arsimit fillor.

Leksionet që po transmetohen online në kanalin e RTSH-së dhe që janë edhe në kanalin youtube të ministrisë ë Arsimit, Sportit dhe Rinisë janë leksione që kryejnë dy funksione. Një, janë leksione që shërbejnë që të përsërisim mësimet që janë bërë në shkollë dhe e dyta, që të mos mbesim mbrapa mësimet që nuk janë bërë gjatë këtyre dy javëve.