Messenger nuk do ju shkarkojë më baterinë

290

Facebook bën të ditur se ka rregulluar një anomali në aplikacionin e Messenger për Android, i cili shkaktonte dhe shkarkim të baterisë.

Përdoruesit janë ankuar shpesh që aplikacioni u harxhonte baterinë në vetëm pak orë edhe pse nuk ishin aktiv në përdorimin e tij.

David Marcus, zv. President i produkteve mesazhere të Facebook, ka bërë të njohur problemin në Twitter të hënën, dhe thotë se është rregulluar anomalia në Messenger.

Nëse vazhdoni të keni të njëjtin problem, ju duhet thjesht të ristartoni aplikacionin e Messenger. Problemi kishte lidhje me një çështje në serverat e Facebook, tha Marcus, kështu që nuk ka nevojë për përditësim.

Ai sugjeron që nëse dikush përdor versionin Beta të aplikacionit të kalojë në versionin normal për një eksperiencë më të mirë.

Burimi: Top Channel