Milot Rashica pjesë e formacionit më të mirë të javës në Bundesliga

258

Rashicës i mjaftuan vetëm 45 minutat e pjesës së dytë në mënyrë që ai të lërë gjurmë me paraqitjen e tij.

Ai asistoi te goli i barazimit të Gebre Selassiet, në ndeshjen ndaj Hannoverit.

“Spiegel” Online e ka zgjedhur Milot Rashicën në mesin e 11 lojtarëve më të mirë.

Milot Rashica, i cili ka zgjedhur të luajë për perfaqësuesen Kosovare pasi pati debutuar më parë me Kombëtaren shqiptare, që prej janarit të këtij viti luan si mesfushor për skuadrën e njohur gjermane, Werder Bremen.