Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë njofton hapjen e thirrjes për projekt-propozime në Art, Kulturë dhe/ose Trashëgimi Kulturore për vitin 2017

0
141

16-12-01-02-39-18big_thirrje

Fondi i Ministrisë së Kulturës për projektet do të mbështesë propozime të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin dhe edukimin në fushat e artit, kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore jomateriale.

Ky fond shkon për projekte që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri. Propozim-projektet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 13 shkurt – 5 dhjetor të vitit 2017.

Thirrja për projekt-propozime e Ministrisë së Kulturës për vitin 2017, hapet  ditën e enjte, datë 1 dhjetor 2016 dhe  përfundon  ditën e premte, datë  13 janar 2017, në orën 12:00.

Përzgjedhja përfundimtare shpallet nga kolegjiumi në datën 6 shkurt 2017.