Ministria e Shëndetësisë: Këshilla për menaxhimin e stresit kundrejt COVID-19

53

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndarë disa këshilla për menaxhimin e stresit kundër COVID-19.

“Është normale të ndjeheni të shqetësuar, të hutuar, të frikësuar nga kjo situatë. Bisedoni me njerëzit që ju besoni. Kontaktoni miqtë e familjarët. Nëse duhet të qëndroni në shtëpi, mbani një stil jetese të shëndetshëm. Mos përdorni duhan, alkool apo substanca të tjera për të përballuar emocionet. Nëse ndjeni që shqetësimi ju mbizotëron, bisedoni me një punonjës shëndetësor.  Përgatisni një plan ku mund të shkoni e të kërkoni për shëndetin mendor nëse paraqitet e nevojshme. Mblidhni fakte në lidhje me rrezikun tek ju dhe si të merrni masa. Përdorni burime të besueshme për të marrë informacione të tilla si agjenci shëndetësore/lokale/shtetërore. Mundohuni të reduktoni kohën që ju dhe familja juaj shpenzon me informacione shqetësuese në media. Mundohuni të gjeni aftësi tek vetja që kemi përdorur në të kaluarën në situata të vështira, për të menaxhuar emocionet”, -rekomandon Ministria.

Por si mund të parandalohet COVID-19?

Së pari, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, duhet të respektojmë oraret e daljes. Të mund të dalin nga shtëpia vetëm për nevoja jetike. Të mbajmë distancë me njëri-tjetrin, së paku një metër.

Të mbajmë distancë me njëri-tjetrin në dyqanet ushqimore, fruta-perimet, furrat e bukës dhe farmacitë. Të zbatojmë  rregullat e higjienës dhe në rast problemesh shëndetësore të këshillohemi me mjekun e familjes, në rast problemesh shëndetësore.

Për informacione dhe pyetje mbi COVID-19 , është vënë në dispozicion numri 08004040, për raste të dyshuara me COVID-19.