Mirëpriten prodhimet shqiptare në panairin serb

210

1479151990mobiljet

Panairi i mobiljeve në Beograd për herë të parë një prodhues shqiptarë. Panairi beogradas ka hapur dyert për bashkëpunim me kompanitë shqiptare duke ftuar prodhues nga Tirana.

Sylejman Ulliri, një nga prodhuesit, ka vendosur megjithatë të provoj fatin. Për vizitë i kanë ardhur më shumë biznese pasi shitja individuale është e vështirë, por cilësia shqiptare ka befasuar serbët.

Në qindra prodhues nga e tërë bota, shqiptarët kanë patur një pritje më të mirë dhe kontakte për tregje të reja, tashmë që politika i ka thënë pjesërisht po bashkëpunimit.

Pavarësisht politikës, shumë serbë provuan rehatinë shqiptare, krahas mijëra ekspozimeve të modeleve të fundit. Në këtë panair prodhimet e tyre I kanë ekspozuar 520 prodhues nga 45 shtete nga e tërë bota dhe ka patur mbi 85 mijë vizitorë.

Burimi: Dita