Modeli i taksive ekologjikë në Zvicër ka vulën e një shqiptari

39

Firma e taksive Swiss Taxi 24 dhe My Taxi 24 që është në pronësi të Fadil Murina, synon gjithë flotën e tij ta ketë me makina elektrike. Ai ka aktualisht 10 vetura elektrike si Tesla dhe Toyota hibride që qarkullojnë rrugëve të qytetit zviceran, Cyrih

Se si shqiptarët e Zvicrës nga punëmarrës po kthehen në punëdhënës të suksseshëm, tregon historia e Fadil Murinës. Ai kurrë nuk e kishte menduar se një ditë do të ishte njëri nga sipërmarrësit më inovativë në zhvillimin dhe ngritjen e një biznesi në një fushë ku konkurrenca nuk të falë gabimet.

Makina të pajisura për persona me aftësi të kufizuara

 Aktualisht “Fadil Murina Staub” posedon 10 vetura, disa nga to të pajisura për persona me mundësi të kufizuara, të cilët futen në to direkt me karrocë. Aktiviteti i  taksive „SWISS Taxi 24 GmbH“ shtrihet kryesisht në “Zürich Unterland” dhe në tërë Zvicrën e jashtë saj. Një pjesë tjetër e punës së rregullt janë edhe kontratat vjetore për bartjen e nxënësve që i marrin në shtëpi dhe i çojnë në shkolla.