Muzeu Virtual Marubi, një histori suksesi që vazhdon

239

14225352_1090465627706539_3342621192242415246_n

Një ndër projektet më të rëndësishme të dixhitalizimit, implementuar nga Ministria e Kulturës dhe UNDP Albania, Muzeu Virtual Marubi vazhdon të jetë referenca më e rëndësishme për kërkimin e fotografive.
Në gati një vit kohë, faqja numëron 8,677 përdorues unik dhe 45,773 klikime nga 81 vende të botës.

Në vitin 2015 u kataloguan dhe u dixhitalizuan 41.829 fotografi të cilat u shfaqën për herë të parë për publikun duke i dhënë kështu mundësi të gjithëve të kërkonin fotografitë e familjeve, ngjarjeve dhe personazheve të njohura.

Fotografitë e publikuara përbëjnë vetëm 20% të koleksionit të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Ndërkohë, puna për dixhitalizimin e kësaj pasurie kulturore është në një proçes në vazhdim.

Kërko edhe ti fotografinë tënde në www.marubi.gov.al

Shënim: Aksesi në Muzeun Virtual Online është i lirë për të gjithë, duke mos patur nevojë për një regjistrim në faqe.