MZHETTS, konkurs për Produktin Turistik Inovativ

342

1473952561-risi

Konkursi Risi Turistike është një konkurs që nxit idetë e reja dhe inovative të turizmit, dhe jep mundësi mbështetjeje për ti sjellë në jetë. Nëse keni një ide të tillë, mund të realizoni një biznes tuajin! Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS), Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Industria Shqiptare të Turizmit, me mbështetjen e Projektit RisiAlbania1 organizon konkursin e tretë kombëtar të quajtur “Risi Turistike” për rajonin e Korçës në mënyrë që të nxisë zhvillimin e produkteve të reja turistike. Produktet e reja inovative të turizmit do të ndihmojnë për të krijuar itinerare të reja ose gjeneruar vlerë të shtuar të atyre ekzistuese, duke siguruar një përvojë të pasur dhe autentike për turistët në këto rajone. “Risi Turistike” fton të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë një propozim dhe plan biznesi për të zhvilluar dhe zbatuar një produkt të ri turistik në rajonin e Korçës. Afati i fundit për dorëzimin e propozimit është data 10 Nentor 2016.

Të gjitha propozimet e plotësuara sipas formateve duhet të dërgohen me e-mail në adresën [email protected] me titull subjekti: Konkursi “Risi Turistike”. Afati i fundit i aplikimit është dt. 10 Nëntor 2016. Aplikantët e propozimeve të përzgjedhura nga juria do të njoftohen brenda datës 21 Nëntor 2016, dhe do të ftohen për të prezantuar idetë e propozuara në një aktivitet publik në dt. 9 Dhjetor 2016. Aplikantët fitues do të shpallen në aktivitetin publik të përmendur më lart. Ju lutem gjeni bashkëlidhur dokumetat që do ju udhëzojne dhe informojnë më në detaje:

/Alb_RisiTuristike_2017_Procedura_final.pdf

/Shtojca_Financial_Plan.pdf

/Model_Plan_Biznesi_RisiTuristike (1).pdf

 

Burimi: http://aida.gov.al/lajme/konkursi-per-produktin-turistik-inovativ