Në tetor Wizz Air fillon fluturimet Tiranë-Dortmund

240

Wizz Air, shoqëria ajrore më e madhe low-cost në Evropën Qendrore dhe Lindore njofton se, do të fillojë në tetor fluturimet e reja që lidhin Tiranën me qytetin gjerman të Dortmund.

Destinacioni me tarifa të ulëta është njoftuar më datë 30 tetor 2018, me tre fluturime javore, të martave, të enjteve dhe të shtunave. Shitjet e biletave kanë filluar nëpërmjet faqes zyrtare të kompanisë.

Ky destinacion i ri pritet të jetë një lidhje e rëndësishme për udhëtarët, për tregtinë dhe biznesin me Gjermaninë dhë të ndikojë në zhvillimin e turizimit të brendshëm dhe të jashtëm.
Vendet për fluturimet nga Tirana drejt Dortmundit, janë në dispozicion në www.wizzair.com me çmime duke filluar nga 19.99 Euro, sipas tarifave të publikuara ne faqen zyrtare të kompanisë. Çmimi i referohet një fluturimi dhe përfshin edhe taksat, njofton Wizz Air.

Burimi: Revista Monitor