Nis restaurimi i Kishës së Shën Mërisë në Bënjë

0
173

Një tjetër projekt për rijetëzimin e thesareve kulturore ka nisur të marrë jetë. Kisha e Shën Mërisë në Bënjë të Përmetit do t’i nënshtrohet tashmë restaurimit të plotë të saj, i cili është parashikuar të kryhet në dy faza. Fillimin e punës në këtë kantier të ri të kulturës, e inspektoi nga afër ministrja Mirela Kumbaro, e cila tha se ky projekt, i cili vjen fill pas shpalljes së Bënjës Qendër Historike në janar të këtij viti, ka si synim kthimin e këtij fshati në një destinacion të domosdoshëm turistik.

Kjo kishë ka planimetri drejtkëndore dhe tre nefe. Nga ana perëndimore është vendosur narteksi dhe nga ana lindore absida. Hyrjet nga perendimi dhe jugu  mbulohen me portik të mbështetur mbi kolona. Nga analizat nuk paraqitet prezenca e pikturave murale.

Në vitin 1967 u mbyll nga regjimi komunist dhe u rihap në korrik 1991.

Në datë 21 Nëntor, kjo kishë pret pelegrinët e luginës që festojnë ditën e ‘Shën Mërisë së Bënjës’. Projekti për restaurimin e Kishës së Shën Mërisë ndahet në dy faza: -Faza e parë konsiderohet faza e shpëtimit me vlerë investimi 6 400 000 lekë, e cila parashikon ndërhyrjet emergjente e të domosdoshme në strukturë si: Ndërhyrje me përforcim themelesh Qepje e muraturave dhe dyshemesë Përforcimi i strukturës mbajtësë të catisë. Vendosje të tiranteve metalike  gjatësor dhe tërthorë për të kosoliduar strukturën.

Vendosje e tiranteve  në hajat ku mungojnë plotësisht. Restaurimi i  plotë i mbulesës duke shmangur përfundimisht lagështinë në interier dhe dëmtimet në në structure Realizimi i drenazhimit përgjatë murevë për largimin e ujërave sipërfaqesorë

Konsolidim i muraturësme anë të injëktimeve si dhe pastrim e fugatim i muraturës duke ruajtur paturën e kohës. -Faza e dytë ku përfshihen kryesisht punime rifiniture e shtresash, pasi të jetë eleminuar rreziku i demtimit të mëtejshëm dhe të jetë kryer konsolidimi i strukturës së Kishës.