Nis rikonstruksioni i Amfiteatrit te Parkut i Liqenit

392

I lënë në harresë prej shumë vitesh, më së fundi Amfiteatri te kodrat e Parkut të Liqenit po merr vëmendjen e bashkisë dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, për ta shndërruar atë në Teatrin e Hapur të Tiranës. Rikonstruksioni i Amfiteatrit është kërkuar vazhdimisht edhe nga një sërë artistësh të njohur shqiptarë, si sopranoja me famë botërore, Inva Mula, për të pasur mundësi organizimin e disa shfaqjeve në formën e teatrit të hapur. Kështu, ky Amfiteatër nuk do të jetë thjesht një arenë natyrore për artistët, por edhe një mjedis ideal për fëmijë, të rinj e jo vetëm, që dëshirojnë të shijojnë artin në natyrë.