Nis rindërtimi i Rrugës së Dibrës, me korsi të dedikuar dhe të mbrojtur për biçikletat

302

Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna për t’i dhënë një pamje dinjitoze hyrjes veri-lindore të kryeqytetit.

Përpos punës për rregullimin e të gjitha fasadave, bashkia po rindërton Rrugën e “Dibrës”, segmentin nga “Farmacia 10” deri në Kinostudio, e cila u shërben mijëra banorëve dhe është një nga portat hyrëse në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nisjen e punimeve për pasjen e një rruge me standarde, me gjelbërim dhe korsi të dedikuar për biçikletat.