Nis zbatimi i projektit, rrjet i ri kanalizimesh në zonën e Kinostudios

291

Zona e Kinostudios do të ketë një rrjet tërësisht të ri të kanalizimeve duke i dhënë zgjidhje problematikave të mbartura ndër vite si pasojë e amortizimit të rrjetit. Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit në rrugën “Aleksandër Moisiu” me qëllim nxjerrjen tërësisht nga funksioni të rrjetit të vjetër të kanalizimeve në atë segment.

Pas vlerësimit të të gjithë alternativave, specialistët e UKT përgatitën projektin teknik dhe nisën implementimin e tij në terren.

Përmirësimi i rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve të qytetit është një nga prioritetet e stafit menaxhues të UKT që kur enti i kaloi për administrim Bashkisë së Tiranës.

Prej dy vitesh është ndërhyrë në shumë zona deri në nivel kapilar për zgjidhjen e problemeve të rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve dhe të kanalizimeve si pasojë e mungesës së investimeve për vite e vite.

Burimi: Shqip.com