“NotOk”, aplikacionin që mund të shpëtojë jetë

0
125

Dy adoleshentë kanë gjetur një mënyrë për të zvogëluar shkallën e vetëvrasjeve, falë një aplikacioni që përdoret në telefonat inteligjentë. Shpikësit e këtij aplikacioni, motër e vëlla, janë nderuar me një çmim nga shoqata amerikane jofitimprurëse e Shëndetit Mendor.

Charlie dhe Hannah Lucas janë krijuesit e aplikacionit “NotOK”, një mjet dixhital për të ndihmuar në trajtimin e problemit.

Aplikacioni “NotOK” është në thelb një buton paniku dixhital, që kur shtypet dërgon një mesazh me shkrim që thotë: “Nuk jam mirë! Më telefononi, më shkruani ose hajdeni këtu!”.

Mesazhi shkon tek një grup i parazgjedhur personash, deri në 5 kontakte të ngushta, së bashku me vendndodhjen e dërguesit të tij.

Që nga dita që doli në përdorim për publikun e gjerë aplikacioni është shkarkuar më shumë se 15 mijë herë.

Burimi: Shqip.com