Nxitja e artizanatit, më tepër punësim dhe promovim i traditës në Berat

307

 

panairi_i_artizanatit_dhe_trashegimise_kulturoreNxitja e artizanatit është parë si një formë për rritjen e punësimit, por edhe për promovimin e kulturës dhe traditës në Bashkinë e Beratit.

Qendra për Nxitjen e Artizanatit, e para e këtij lloji në këtë bashki, po ngrihet pranë Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”, me mbështetjen e Bashkisë Berat. Qendra synon të nxisë artizanët të punojnë së bashku dhe të shkëmbejnë njohuritë dhe eksperiencat e tyre në shërbim të zhvillimit të përbashkët.

Artizanë dhe anëtarë të Qendra Artizanale u mblodhën ditën e djeshme për t’u ushtruar në fushën e zhvillimit të Plan bizneseve me mbështetjen e Programit RISIAlbania, i cili synon punësimin e të rinjve dhe grave në Shqipëri.

Burimi: ATSH