“Open Cinema” rikthen nostalgjinë e filmit shqiptar

178

Ekrani i madh në “Open Cinema” në Lungomare Vlorë, jo vetëm po përcjell filma të regjisorëve të njohur shqiptarë, por dhe atyre të huaj. Ky projekt ka nisur dhe në qytete të tjera dhe sipas organizatorëve ka bërë bashkë dhe kineastë dhe aktorë të njohur, që janë pjesëmarrës gjatë shfaqjes së filmave.

Në një kohë kur në Shqipëri pothuajse kinematë nuk funksionojnë në rrethe të ndryshme përmes këtij projekti me “Open Cinema” filmi po prezantohet për publikun.

Gjatë fundjavës për publikun artdashës u shfaqën dy kinomeditë “Ëndërr për një karrige”, me aktorin Luftar Paja, ndërsa mbrëmja e së dielës solli aktorin Birçe Hasko, këtë herë në një tjetër kinokomedi atë me titull “Zëvendësi i grave”.

Emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar si Mevlan Shanaj, Natasha Lako, Edmond Budina, Bujar Asqeriu, etj, nuk kanë munguar gjatë këtyre mbrëmjeve.

Ky aktivitet mjaft atrakativ dhe edukues dhe për brezin e ri që gjatë pushimeve të shijojnë dhe magjinë ekranit të madh do të vazhdojë deri më datë 21 gusht me magjinë e filmave shqiptar ndër vite.