“Pa Pengesa”, projekti-pilot që sjell ‘teatrin social’ për fëmijët me aftësi të kufizuara

329

Në kuadër te projektit “Pa Pengesa – “Modele të Përfshirjes Sociale”, financuar nga IADSA, dhe zbatuar nga  Bashkia e Peqinit në bashkëpunim me shoqatën MEDPAK, këto ditë u zhvillua trajnimi  me ‘Operatorët e Teatrit Social’ të Milanos, për lehtësues, me vullnetarët e ardhshëm qe do te punojnë për ngritjen e një teatri  me persona me aftësi të kufizuar. Diskriminimi dhe keqardhja janë dy fenomene me të cilat personat me aftësi të kufizuar  janë te detyruar të jetojnë çdo ditë në Shqipëri.

Por falë këtij projekti synohet përfshirja e personave me aftësi të kufizuara ne te gjitha aspektet, si ne planin infrastrukturor ashtu edhe ne planin social. Bashkia Peqin dhe objekte të tjera të saj po bëhen të aksesueshme edhe për personat me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, në fokus te këtij projekti është realizimi i një shfaqjeje teatrale i vënë ne skenë me metoda të teatrit social.

Pjesë e shfaqjes do të jenë persona me aftësi të kufizuar, kryesisht fëmije të cilëve u jepet mundësia të shfaqin aftësitë e tyre ndryshe, në mënyrën me te mire te mundshme.

Burimi: Shqip.com