Panairi Kombëtar i Artizanatit; ekspozohen punimet e ‘duarartëve’ të Shqipërisë (Fotot)

52

Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale zgjodhi qytetin e Kukësit për të zhvilluar Panairin e I Kombëtar të Artizanatit. Në këtë panair morën pjesë artizanë të cilët zhvillojnë lloje të ndryshme punimesh.

Në këtë panair morën pjesë Sulejman Ibrahimi, punues i veglave muzikore, Ndriçim Guni, qeleshepunues, “Colors of Zadrima” me punimet e mëndafshit, “Gjiro Art” me kostumet popullore dhe bizhuteritë artizanale, Arjan Sufa me punimet artizanalet të pipave, tavllave etj, qilimpunueset e qyetit të Kukësti, artizanët e Hasit, Bruna Zguro dhe artizanët e qytetit të Korçës me punimet në gep, shtiza dhe teknikën felt.

U nderua me “Mirënjohje” Ndriçim Guni për mbajtjen gjallë të punimit të qelesheve, Sulejman Ibrahimi për punimin e instrumenteve popullore, shoqata “Colors of Zadrima” për përpunimin e mëndafshit.