Pazari i Ri i Tiranës në revistën prestigjioze të gastronomisë italiane

328

“Gambero Rosso”, një nga revistat më prestigjioze të gastronomisë italiane, që prej 20 vitesh ofron guida të restoranteve, verërave, vajrave të ullirit dhe pjatave më të arrira nga mjeshtrit botëror të kuzhinës, në numrin e kësaj jave i ka dedikuar një artikull të gjatë asaj që është kthyer në një pikë referimi për gjithë turistët që vizitojnë Tiranën, Pazarit të Ri.

Vizita jashtë Italisë e stafit të gazetarëve të “Gambero Rosso”, që zakonisht orientohen në kërkim të markatave më të mira të gastronomisë në Europë e në botë, kësaj herë është ndalur në Pazarin e Ri të Tiranës, ku siç theksohet në këtë artikull, “blihet dhe hahet në çdo orë”.

Artikulli thekson se në sheshin “Avni Rustemi”, në qendër të kryeqytetit, “Pazari i ri” i ndërtuar që prej vitit 1931, falë një investimi dhe një rikualifikimi urban, u bë e mundur që kjo strukturë dhe sheshi ku ai ndodhet të rinovohen dhe të kthehet në një qendër gastronomike e denjë të konkurrojë edhe me simotrat e saja ballkanike.

Burimi: Shqip.com