Përmet, përfundon restaurimi i kishës “Fjetja e Shën Mërisë”

0
219

Përfundon restaurimi i Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, e dyta për nga vjetërsia në Ballkan.

Që nga viti ’80 ky është projekti i parë restaurues, i cili aplikohet në këtë kishë bizantine, të shek. XII.

Punimet restauruese, u kryen sipas projektit të hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me bërthamën e projektimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me një vlerë investimi prej 5 milionë lekë të reja.

Ndërhyrja e fundit në këtë kishë mbi 500-vjeçare, monument kulture e kategorisë së parë, daton në vitet ’80, por teknikat e përdorura nuk kanë qenë ato të duhurat.

Kisha e Shën Fjetjes së Shën Mërisë, Kosinë

Përfundon restaurimi i Kishën së Fjetjes së Shën Mërisë, Kosinë.Restaurimi i Kishës Fjetja e Shën Mërisë, është një tjetër premtim i mbajtur, nga Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, në ruajtjen dhe rijetëzimin e pasurive kulturore.Që nga viti 80’ ky është projekti i parë restaurues, i cili aplikohet në këtë kishë bizantine, të shek. XII-të. Punimet restauruese, u kryen sipas projektit të hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me bërthamën e projektimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me një vlerë investimi prej 5 milionë lekë të reja.

Posted by Instituti i Monumenteve të Kulturës on Tuesday, August 14, 2018