“Përmirësimi i shërbimeve të urgjencës në zonën bregdetare”, trajnohen 50 mjekë dhe infermierë

0
135

Është zhvilluar në Tiranë trajnimi i dytë me 50 mjekë dhe infermierë të shërbimit të Urgjencës së spitaleve Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë, në kuadër projektit për “Përmirësimin e shërbimeve të urgjencës në zonën bregdetare” që realizohet nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Rajonin e Toskanës (Itali), në kuadrin e Programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit IADSA.

Programi, i cili ka ofruar rreth 320 mijë euro pajisje  mjekësore, të teknologjisë më bashkëkohore dhe aparatura moderne jetëshpëtuese, në të 5 urgjencat spitalore, mundësoi gjithashtu edhe kurse trajnimi nga ekspertët e Rajonit të Toskanës për personelin e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore të pesë spitaleve të zonës bregdetare, për rritjen e tyre nga ana profesionale.

Ky trajnim, i cili u zhvillua përgjatë dy ditëve, kishte në fokus shërbimin e Reanimacionit dhe përdorimin e pajisjes së monitor defribrilator si për grupmoshat e rritura ashtu edhe për fëmijët. Trajnimi u zhvillua në dy rrafshe, në atë teorik por edhe në rrafshin praktik. Trajnimi u drejtua nga mjekët e ardhur nga Rajoni i Toskanë, Dr. Paola Innoncenti, Dr. Paola Calzolari, mjek reanimator si dhe nga Dr. Francesco Mannelli.

Burimi: Lexo.al