”Përtej librit”, një iniciativë nga studentët për studentët

251

15179060_213670755703208_4610874941246609350_n

Mos i hidh librat e viteve të kaluara…dhuroi ato. Disa të rinj të Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me lëvizjen studentore JEST-Tirana kanë hedhur idenë që ti mbledhin këto libra dhe të mund tua dhurojnë ato studentëve të tjerë të cilët nuk kanë mundësi t’i blejnë ato.

Shumë student pasi mbarojnë një vit shkollor i hedhin librat e tyre ose i lënë ato në rafte dhe nuk i përdorin më, ndërsa ideatorët e nismës “Përtej librit” synojnë të krijojnë një kulturë të re në këtë drejtim, kulturën e të dhuruarit të librave, ose siç u pëlqen atyrë ta quajnë, kulturën e investimit të librit.

Me këtë nismë ideatorët shpresojnë që t’u rijapin mundësinë për të studiuar studentëve që vendosin të ndërpresin studimet për arsye ekonomike. Duke menduar që sudentët që e duan dijen janë liderët e së ardhmes dhe që duke i dhuruar një libër një studenti të tillë po i japim dhe vendit një lider të ri. “Përtej librit” synon të shkojë deri në një jetëndryshim, jo vetëm të disa studentëve, por të gjithë vendit.

Stafi i po.al duke përgëzuar ideatorët e “Përtej librit” i uron atyre suksese në këtë nismë, dhe shpreson që kjo nismë të marrë përmasat e duhura dhe të japë në vend impaktin që meriton.

Mund të lidheni me ta përmes :

https://www.facebook.com/pg/PertejLibrit