Përurohen mjediset e Shkollës së Baletit, kushte moderne për nxënësit

433

Para pak muajsh, për Shkollën e Baletit mund ta thoje hapur shprehjen: “Ç’bie jashtë, futet brenda”. Godina e rrënuar ndër vite ishte lënë në mëshirë të fatit. Sot situata ka ndryshuar dhe 230 artistët e rinj, nxënës të Shkollës së Baletit e kanë nisur vitin e ri shkollor në një godinë moderne dhe mjedise të rikonstruktuara. Në ceremoninë e përurimit të mjediseve të reja mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe pedagogë e nxënës që kanë frekuentuar shkollën ndër vite, të cilët me punën e tyre kanë ngritur lart emrin e shkollës shqiptare të baletit.

Në Shkollën e Baletit është bërë rikonstruksioni i fasadës, hidroizolimi i tarracës, rikonstruksioni total i nyjeve sanitare, rrjetit hidraulik dhe i dhomave të zhveshjeve. Gjithashtu, është shtruar parketi i ri i përshtatshëm për sallat e kërcimit, si dhe është instaluar sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes.