Pet Fair- Panairi i Kafshëve Shtëpiake

350

Green Line Albania në bashkëpunim me Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë dhe me mbështetjen e Connext Albania, organizojnë “Pet Fair – Panairin e Kafshëve Shtëpiake” në Parkun Zoologjik të Tiranës, me rastin e Ditës së Tokës në datë 22 Prill 2017.

“Pet Fair – Panairi i kafshëve shtëpiake” vjen si një event që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit në lidhje me trajtimin, mbrojtjen dhe kujdesin ndaj kafshëve. Aktiviteti do të mbledhë së bashku partnerë, organizata të ndryshme, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktiv në çështjet e mirëqënies së kafshëve.

Përgjatë gjithë ditës në “Pet Fair – Panairin e kafshëve shtëpiake”, do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese, të listuara si më poshtë:

-Kënde informative të organizatave që punojnë për mbrojtjen e kafshëve.

-Ekspozimi i kafshëve shtëpiake që më pas do të vijojë me një konkurs/paradë të kafshëve shtëpiake.

-Ekspozimi i ushqimeve dhe i aksesorëve për kafshët.

-Këshilla dhe vizita që do të ofrohen falas nga klinikat veterinare për kafshët shtëpiake

-Adoptim i kafshëve të braktisura.

-Orë mësimore me fëmijët për njohjen dhe familjarizimin e tyre për mbrojtjen dhe kujdesin e kafshëve, si p.sh ushqyerjen, larjen, argëtimin e tyre etj.

-Prezantimi i programit “Zoo Volunteers” si dhe “Vullnetarët në Aksion”.

-Animatorët e Zoo Park do të jenë aty për të dhuruar një festë plot ngjyra dhe gjallëri, për fëmijët dhe më të vegjëlit.

-Demostrim me qenët e Forcave Speciale të cilët do të dhurojnë një spektakël unik.