Plazhi i Tales, bregdeti i panjohur që po tërheq gjithnjë e më shumë pushues

891

Plazhi i Tales arriti të jetë një destinacion i parapëlqyer gjatë këtij sezoni turistik veror.

Pastrimi në kohë, ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore që të çon drejt bregdetit dhe masat e marra nga Njësia Administrative dhanë efektin e tyre. Gjatë gjithë sezonit, në zonë konstatoje punonjës të angazhuar për të mirëmbajtur plazhin si dhe për të bërë në kohë sa më të shpejtë largimin e mbeturinave. Më shumë se 3 km vijë bregdetare iu nënshtrua pastrimit rishtas, ndërsa pjesa tjetër u pastrua nga privatët që kishin marrë hapsira publike për shfytëzim.

Dhjetë vite më parë askush nuk fliste për bregdetin e Tales. Zona frekuentohej vetëm në një pjesë të vogël nga vendasit edhe pse një plazh me një hapësira të mëdhe publike dhe me një natyrë të mrekullueshme.
Sot gjithçka ka ndryshuar. Bregdeti i Tales është plazhi me i afërt me Kosovën.  Një tabelë ne supestrade u thotë “Mirësevini!” pushuesve që ndoshta drejtohen për në Shëngjin a Velipojë, e që ende nuk e dinë se ku bie plazhi i Tales.
Para viteve 90′, plazhi i Tales ishte një zonë ushtarake ku nuk lejohej të hynin qytetarët e zakonshëm.

Aktualisht, asgjë nuk ka të krahasuar si me dhjetë vjet më parë ashtu edhe me kohën para viteve 90′. Sot situata ka ndryshuar ndjeshëm. Numri i pushuesve rritet vit pas viti, sepse plazhi i Tales është një plazh familjarë që ka vend për të gjithë.

Natyra i ka dhënë bukurinë, por ajo që vihet re në Tale, është se pushuesit ndjehen në privatësi të plotë, ndërsa shijojnë qetësinë, rërën dhe detin. Edhe pse është një zonë bregdetare, vetem 100 larg bregut ka burime ujore me ujë të pishëm.

Bizneset kanë nisur të përshtaten me fluksin e pushuesve, duke përmbushur pjesën e tyre që ky plazh të krijojë fizionominë e një plazhi që ia vlen të vizitohet. Baret, restorantet dhe shtëpitë akomoduese janë transformuar bashkë me zonën.

Kuzhina në Tale ka pjatat e saj të veçanta. Prodhimet e detit janë të gjitha të freskëta që sillen nga peshkatarët e zonës. Përveç cilësisë së lartë, çmimet janë shumë të arsyeshme.

Plazhi i Tales duhet vizituar, qoftë edhe për të shuar kuriozitetin nga një plazh që dikur ishte i ndaluar