Policia gjermane i rinovon flotën FNSH-së, i dhuron automjete me vlerë 327 mijë euro

154

Policia Federale e Gjermanisë i ka dhuruar Policisë së Shtetit 7 automjete të tipit Mercedes Benz Sprinter që kapin shifrën e 327 mijë eurove.

Rinovimi i herëpashershëm i flotës së Policisë, me automjete të reja dhe cilësore, përmirëson akoma më tej performancën e strukturave policore dhe njëkohësisht kushtet e punës dhe shërbimit të punonjësve të Policisë e në këtë rast atyre të FNSH-së.

Automjetet të loguara dhe të pajisura me sinjalistikë policie, të cilat do të jenë në përdorim nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë.