Policia do të shpërblejë shoferët model

414

Policia e Shtetit jo vetëm të ndëshkon, por edhe të motivon. Një nismë e tillë ka nisur ne vijim te javes se Sigurise Rrugore. Policia Rrugore ka lançuar sot “Lotarinë e Radarit”, e cila do te nxjerrë 20 fitues, 20 shoferë model, të cilët respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Sot në autostradën Tiranë-Durrës, Policia Rrugore ka nisur lotarinë që do të përzgjedhë 20 drejtuesit më të mirë.

“Llotari për drejtuesit mjeteve qe respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Një nga faktorët kyç të aksidenteve është dhe shpejtësia, ne kemi vendosur të përzgjedhim drejtuesin e mjetit model që respekton rregullat. Janë vendosur radarët që operojnë në rrugët e Shqipërisë, kanë modul automatik, që përvec konstatimit të shpejtësisë tej normave të lejuara, do tregojnë edhe ata që qarkullojne brenda normave të lejuara.

Fituesit do përzgjidhen në një shorte që do jetë live ditën e premte ku do përzgjidhen 20 drejtues që do u dhurohen 20 polica sigurimi për këto drejtues mjetesh që konsiderohen model. Këto radarë janë vendosur do jenë në rrugët dhe akset kryesore aty ku janë identifikuar si njolla të errëta”, tha Ervin Dervishi specialist i sigurisë rrugore.

Burimi: Lexo.al