Pukë, nis veshja e fasadave të qytetit me sistemin ”kapot”

475

Në qytetin e Pukës nisi sot një tjetër fazë e rëndësishme e investimeve për rivitalizimin e qytetit , siç është ajo e veshjes së fasadave të pallateve me sistemin ”kapot”, ku gjatë vjeshtës së shkuar u investua për ndërtimin e çative të reja.
Gjatë ditëve në vijim kompania pritet të shtojë numërin e punonjësve të angazhuar në këtë proçes me qëllim përfundimin e investimit brenda muajit maj.
Riveshja me sistemin “kapot” është mënyra me e mirë nisur nga kushtet klimaterike që karakterizojnë qytetin e Pukës, ndërsa suvatimi “grafiato” do të krijoi një pamje të përshtatshme për një qytet malor-alpin, siç është Puka.