Punime, devijohet qarkullimi i mjeteve në mbikalimin e Fushë-Krujës

99
Foto ilustruese

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e qarkullimit rrugor informojnë se duke nisur nga kjo e premte dhe deri më 13 prill do të realizohen punime në rrugën e mbikalimit të Fushë-Krujës.

ARRSH sqaron se do të kryhen punime për riparim dhe vendosjen e barrierave akustike në Mbikalimin e Fushë-Krujës, km 1+400, në segmentin rrugor: Mbikalimi Fushë-Krujë-K-Fshat Hasan – Faza 1.

Për këtë arsye gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve në pjesën poshtë mbikalimit të Fushë-Krujës do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 2 korsi (nga 1 korsi për secilin drejtim) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.