Qendër e re shëndetësore për 6 mijë banorë të Divjakës

250

qender-e-re-shendetesore-per-6-mije-banoret-e-gradishtes-ne-divjakeNga sot, afro 6 mijë banorë të Gradishtës në Bashkinë e Divjakës do të mund të marrin shërbimin shëndetësor parësor pranë zonës së tyre të banimit.
Në sajë të bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë, Shoqatës “GjysmëHëna e Kuqe” dhe Bashkisë së Divjakës, u bë i mundur ndërtimi i një qendre shëndetësore bashkëkohore.

Qendra shëndetësore, e cila kushtoi rreth 45 milionë lekë, është e pajisur me dhomat e konsultorit të nënës dhe fëmijës, e cila siguron mbulimin me vaksinim të afro 900 fëmijëve, si dhe vizitat e grave shtatzënë, duke u dhënë atyre ndihmën dhe informacionin e duhur. Kjo qendër shëndetësore është e pajisur me dhomën e injeksioneve dhe ndihmës së parë e kompletuar me pajisjet e reja. Në shërbim të banorëve të kësaj zone do të jenë 2 mjekë dhe 7 infermierë.

Burimi: Top Channel