Qeset plastike do të shiten, me qëllim reduktimin e përdorimit të tyre

260

Duke nisur nga data 5 qershor e këtij viti, qeset plastike do të shiten, nuk do të jepen më falas, sikundër ndodh aktualisht në markete apo furra buke. Një masë kjo që, sipas bashkisë së Tiranës, do të reduktojë përdorimin e qeseve plastike.

Projekti për reduktimin deri në eliminimin e përdorimit të qeseve plastike ka nisur të zbatohet në muajin qershor të vitit 2016, ndërsa do të vijojë edhe më gjerë, në të gjithë shqipërinë, me fushata dhe aktivitete sensibilizuese.