Qeshni që të forconi lidhjet shoqërore

280

Humori dhe të qeshurat mund të jenë instumente jashtëzakonisht efektive në vendin e punës.

Një studim nga Harvardi dhe nga Universiteti i Pensilvanisë gjeti se njerëzit që ishin në gjendje të bënin shaka dhe të qeshnin në vendin e punës perceptoheshin më të sigurt dhe kompetentë.

Një tjetër studim nga Universiteti i Amsterdamit dhe Universiteti i Nebraskës zbuloi se takimet në të cilat njerëzit qeshin çojnë në më shumë produktivitet dhe zgjidhje inovative.

Së fundmi, kërkues nga Turku PET Centre dhe Universiteti Aalto në Finlandë dhe Universiteti i Oksfordit në Britaninë e Madhe kanë gjetur se kur njerëzit që qeshin së bashku në situata shoqërore – çlirohet endorfina në tru, që jep ndjesinë e kënaqësisë dhe qetësisë dhe i bën njerëzit të ndihen më të lidhur së bashku.

Në studim, truri i pjesëmarrësve u skanua dy herë. Skanimi i parë u bë pasi ishin të ulur vetëm në një dhomë për 30 minuta. Skanimi i dytë u bë pasi ata panë për 30 minuta një film komedi me miq të ngushtë. Studimi identifikoi çlirimin e endorfinës nga tre pjesë të ndryshme të trurit tek pjesëmarrësit në rastin e dytë.

Sipas kërkuesve, kjo mënyrë ndërtimi e marrëdhënieve është unike për qeniet njerëzore si specie. Dhe është ngjitëse.

Duke qenë se e qeshura çon në një përgjigje kimike të ngjashme në tru, kjo çon drejt një shtrirjeje në rrjete të tjera sociale njerëzore. E qeshura është ngjitëse dhe çlirimi i endorfinës mund të përhapet lehtësisht nëpërmjet grupeve të mëdha që qeshin së bashku.

Kështu, herën tjetër që doni të bëni një mik të ri, bëni një shaka të mirë.

Burimi: Revista Monitor