“Qyteti i një mbi një dritareve”, “pushtohet” nga turistë vendas e të huaj

237

Berati, i njohur ndryshe si “qyteti i një mbi një dritareve” ofron një bashkim turizmi. Turizmin kulturor, kur flitet për arkitekturën e veçantë të këtij qyteti; turizmin historik ta ofron me anë të Muzeut Ikonografik të Onufrit; si dhe turizmin e aventurës.

Kur flitet për turizmin e aventurës, bëhet fjalë për sportin e raftingut, i cili ofrohet në kanionet e Osumit. Për këtë arsye, qyteti i Beratit është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të vizitorëve vendas dhe të huaj.

Edhe pse temperaturat shënojnë 40 gradë Celsius, përsëri turistët nuk i mungojnë qytetit 2.400-vjeçar.

Muzeu Kombëtarë Ikonografik “Onufri” është në qendër të vëmendjes së turistëve.

Muzeu ‘Onufri’ është vizituar në vitin 2017 afërsisht nga 41 mijë vizitorë, që po t’i përkthejmë në të ardhura, shkojnë afërsisht në 7 milionë lekë. Por, në qoftë se do të marrim statistikat e janarit e deri në korrik, ato na japin të dhëna që shkojnë në 24.500 vizitorë, që do të thotë 8.600 vizitorë më shumë sesa në vitin 2017.