Realizohen për herë të parë implantet kokleare në QSUT

243

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë vijon të rrisë gamën e shërbimeve të ofruara për t’ju ardhur në ndihmë pacientëve në nevojë. Për herë të parë, në këtë Qendër Spitalore, në Shërbimin e ORL-së (Oto-Rhino-Laringologjisë), u bë i mundur realizimi me sukses i ndërhyrjeve të para kirurgjikale për vendosjen e implantit koklear te fëmijët me probleme të thella dëgjimi.

Implanti koklear, e cila është një pajisje e kompjuterizuar që mund të rivendosë dëgjimin e dobishëm për personat me humbje të rënda ose të thella të dëgjimit (shurdhim nervor), implantohet në fëmijët që kanë shurdhësi të thellë dhe nuk përfitojnë më nga asnjë ndihmesë tjetër dëgjimi. Të tre fëmijët ku është realizuar kjo ndërhyrje deri më tani, janë në një gjendje shumë të mirë.

Burimi: Shqip.com