Rihapet shtëpia e pushimit në Velipojë, e cila do të jetë në dispozicion të fëmijëve pa përkrahje prindërore

0
77

Pas shumë kohësh, është rihapur shtëpia e pushimit në Velipojë, ku do të kalojnë pushimet fëmijët që jetojnë në institucionet e përkujdesit social në vend.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi shtëpinë e pushimit në Velipojë, ku aktualisht po kalojnë pushimet 30 fëmijë të Shtëpisë së Fëmijëve të Shkodrës.

Pas fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve të Shkodrës, në këtë qendër do të vijnë me 1 Gusht fëmijët e ‘Zyber Hallullit’ dhe me radhë, të gjithë fëmijët e institucioneve publike të përkujdesit për fëmijët pa përkrahje prindërore.

Sipas ministres, do të sigurohet që të ketë pushime verore për secilin prej 194 fëmijëve të Shtëpive të Fëmijëve në të gjithë Shqipërinë.