Rikonstruktohet shkolla “Konferenca e Pezës”, kushte më të mira për 570 nxënësit e saj

20

100-vjetori i Tiranës kryeqytet i gjen 570 nxënësit e shkollës “Konferenca e Pezës” me mjedise disa herë më të mira dhe me laboratorë e terrene sportive.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e një prej shkollave më të mëdha në Njësinë 10.

Rikonstruksioni përfshin sistemim total, dyer, dritare, rrjetet e ngrohjes, rrjetet e energjisë, rrjetet hidraulike, nyjet higjieno-sanitare, e gjithë veshja me kapotë, sistemimi i terrenit.