Risia teknologjike, 11 makina elektrike për Policinë e Shtetit

276

11 makina elektrike do të jenë në përdorim të Policisë së Shtetit. Këto makina elektrike janë blerë prej Operatorit të Shpërndarjes dhe do të përdoren nga Policia e Shtetit duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në drejtim të konsolidimit të ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

14595586_1080137758774373_9197709834554916141_n

Përdorimi i këtyre makinave elektrike ofron efiçencë energjitike në transport, kosto më të ulta financiare, reduktim të ndotjeve ambientale dhe reduktim të ndotjeve akustike.

Këto makina furnizohen vetëm me energji elektrike ndërsa për 100 kilometra shpenzojnë 12,7 kilovatorë energji.

14479506_1080137948774354_884564314431497691_n