Rita Ora do prezantoje ”MTV Video Music Awards 2018”

0
79

Rita Ora do të jetë prezantuesja e eventit të rëndësishëm muzikor “MTV Video Music Awards 2018”. Lajmin e mirë e ka bërë vetë të ditur këngëtarja në rrjetet sociale.

Është hera e dytë që këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora i besojnë moderimin e një eventi të rëndësishëm muzikor.

Pas moderimit të MTV Europe Music Awards në vitin 2017, Ora këtë vit do ta drejtojë MTV Video Music Awards 2018, që do të mbahet të hënën e ardhshme.