“Rrno për me gatue”, shefat shqiptarë të kuzhinës me famë botërore vijnë në Tiranë

410

Pas viteve ’90 shumë shqiptarë emigruan jashtë vendit për një jetë më të mirë. Në një vend të huaj, të detyruar që të bënin një punë për të mbajtur veten dhe familjen, ata u sprovuan në profesione që ndoshta më parë as nuk e kishin menduar që do të angazhoheshin. Por ja që intuita, dëshira për të mësuar, por edhe ambicia bëri që shqiptarët të shkëlqejnë në fusha të ndryshme.

Njëra prej tyre është edhe kuzhina.

Sot, në botë, ka shumë restorante që drejtohen nga shefa shqiptarë. Një pjesë e mirë e tyre e kanë filluar punën si pjatalarës dhe dalëngadalë kanë arritur që të bëhen shefa dhe në  disa raste edhe aksionerë të restoranteve ku punojnë.

Shumë nga këta talente shqiptarë në kuzhinë e kanë pranuar në intervista të ndryshme që një nga pikat kryesore të suksesit që kanë arritur ka ardhur si pasojë e asaj çka kanë mësuar nga gjyshet dhe nënat e tyre në fëmijëri.

E bëmë gjithë këtë hyrje për të treguar se, pasi kemi parë dhe dëgjuar gjithë këto vite histori suksesi nga djem dhe vajza shqiptarë që punojnë në fushën e kulinarisë jashtë vendit, mesa duket ka ardhur momenti që ata të vijnë në Shqipëri dhe të na tregojnë më shumë për veten dhe për ato ç’ka kanë mësuar gjithë këto vite.

Lëvizja gastronomike “Rrno për me gatue” na njofton se, Pazari i Ri në Tiranë, më 18 Shtator do të “pushtohet” nga 12 kuzhinierë shqiptarë nga Italia, Greqia, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Suedia dhe Danimarka, dhe nga shumë personazhe e personalitete vendase dhe media të huaja të sferës së kulinarisë të cilët do të marrin pjesë në eventin më të rëndësishëm të gastronomisë shqiptare, shkruan Dita.

Të kthehesh si shef në vendin e origjinës

Të rinj në moshë, idealistë e të lidhur fortë me origjinën edhe pse i përkasin tre gjeneratave të ndryshme të emigracionit dhe diasporës. Kthehen në Tiranë me një mision: të hedhin hapat e para të Kuzhinës së Re Shqiptare, duke sjellë me vete eksperiencën nga restorante me famë ndërkombëtare dhe ikonat botërore te kulinarisë si Rene Rexhepin, Enrico Crippa dhe Gordon Ramsey.

Ky event i organizuar nga “RRNO për me gatue” dhe “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” synon të rrisë ndërgjegjësimin mes profesionistëve të kuzhinës dhe publikut dhe të promovojë ri-krijimin e kuzhinës shqiptare duke u bazuar në prodhimin lokale Shqiptare.

Eventi do të angazhojnë kuzhinierët e rinj shqiptarë dhe do të kontribuojë në rritjen e prestigjit mes tyre, duke treguar se është e mundur të rriten profesionalisht duke u bazuar në trashëgiminë lokale pa ndjerë nevojën e largimit nga Shqipëria.

“RRNO për me gatue” është një lëvizje gastronomike e themeluar nga një grup kuzhinierësh shqiptarë që ka për qëllim të ruajë, ri-krijojë, zhvillojë dhe të promovojë kuzhinën Shqiptare.

Nuk do të mungojnë gjyshet

Gjatë këtij eventi i cili shtrihet nga ora 10:00 deri në orën 17:00 do të demonstrohen 12receta shqiptare nga më autentiket. Secili prej 12 kuzhinierëve të ftuar do të angazhohet në rikonceptimin dhe krijimin e një pjate tërësisht të re dhe moderne, por të bazuar në recetën tradicionale.

Në lojë do të hyjnë edhe gjyshet, që besojmë janë frymëzim për pjesën më të madhe të kuzhinerive pjesëmarrës. Gatimet tradicionale do të prezantohen nga 12 gjyshe të përzgjedhura si një vlerësim i rolit të tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e kuzhinës tradicionale shqiptare.

Në këtë aktivitet për realizimin e recetave dhe pjatave do të përdoren produkte lokale. Për këtë qëllim është menduar edhe pjesëmarrja dhe prezantimi i prodhuesve lokalë për të paraqitur produktet e tyre.

Përveç kuzhinierëve shqiptarë që do të gatuajnë pjatat e tyre në këtë aktivitet do të marrin pjesë dhe emra të njohur të gazetarisë që shkruajnë me kulinarin dhe gastroniminë në mediat të ndryshme dhe prestigjioze botërore.

Të ftuarve

Kuzhinierë Shqiptarë që jetojnë jashtë:              

  • Fejsal Demiraj, Denmark, Kopenhagen, “Noma”
  • Mario Peqini Itali, Milano, “Piazza Duomo”
  • Erion Karaj, AngliLonder, “Heddon Street Kitchen”
  • Roland Bukri Itali, Montalcino, “Ostiçio”
  • Etiana OsmenzezaItali, Florence, “Gurdulù”
  • Albert Hazma Greqi, Lasithi, “Dionysos”
  • Ardit CurriItali, San Gimignano, “San Martino 26”
  • Besnik Gashi Suedi, Malmö, “B.A.R.”
  • Bleri Dervishi Itali, Milano, “Lumoi”
  • Loris Pema, Itali, Milan, “Pandenus”
  • Pol Pocari, USA, New York, “Le Cirque”
  • Rahman Buqaj, Belgium, Antwerpen, “Felix Pakhuis”

Të ftuar nderi:

  • Eugenio Boer, Essenza – Michelin Star Restaurant, Itali
  • Prof. Andrea Shundi, Autor i “Arberesh EtnoGastronomy”, USA
  • Andrea Pieroni, Rektori i Universitetit te Shkencave Gastronomike