“Rruga e portave” një art i vërtetë i pazbuluar në Rehovë

231

Ministria e Kulturës, bashkë me IMK dhe institucionet e tjera të trashëgimisë, është kujdesur që në bazë të vlerave që ruan Rehova, të krijojë një destinacion të veçantë për turistët, atë të “Rrugës së Portave”.

Në pjesën e vjetër të fshatit Rehovë, një nga gjërat e rralla që vihet re lehtësisht janë portat e shtëpive në rrugët me kalldrëm, të cilat në një pjesë të madhe të tyre ruajnë karakteristikat e punimit nga mjeshtrat rehovarë si dhe kohën kur janë ndërtuar, që daton deri në fillim të shekullit 20.

Në një vizitë të zhvilluar disa javë më parë, ministrja Kumbaro vlerësoi këtë detaj të Rehovës dhe ruajtjen që i kanë bërë vendasit trashëgimisë, të cilët kanë mbrojtur këtë veçanti të shtëpive të tyre, pa u tunduar për ta “modernizuar”.

Kumbaro në bisedat me banorët, u shpjegoi atyre se synimi është që edhe për Rehovën të krijohet i njëjti itinerar si Voskopoja, duke i dhënë këtij fshati një jetë të re.

Kisha që gjendet në qendër të Rehovës, është ndërtuar në vitin 1820. Ikonostasi i saj ndërtuar me kontributet e rehovarëve gjendet sot në Muzeun e Artit Mesjetar në Korcë, si një pjesë e çmuar e koleksionit të artit bizantin.

15037233_1848367908709043_3528364447380817829_n 15037216_1848368332042334_232918499145860596_n 15032708_1848375368708297_2758812624971508979_n 15135958_1848376812041486_6317054413568015061_n15094443_1848368182042349_8551280053144770758_n