Rruga e re turistike drejt Kepit të Rodonit

296

Për të shkuar në Kepin e Rodonit, thesarin natyror ende të pazbuluar mirë, tashmë kushton më pak kohë dhe mund, sepse rruga e re turistike prej 7,5 km është plotësisht e asfaltuar dhe në shërbim të turistëve vendas e të huaj.

Rruga e re që të çon deri në kepin e Rodonit, në afërsi të kalasë së “Skënderbeut”, lidh fshatrat Fushë Drac-Shetaj me Kepin e Rodonit.

Kjo rrugë që i vjen në ndihmë 5500 banorëve, si dhe ndikon pozitivisht për zonën e cila është me potencial të lartë në turizëm.