Sensori i ri fotografik i “Sony” realizon video me 960 frekuenca në sekondë

243

Biznesi i telefonave të “Sony” është një hije e vetvetes e kjo nuk do të thotë se kompania nuk po përfiton asgjë nga revolucioni i telefonave inteligjentë.

“Sony” është lider në industrinë e sensorëve të kamerave për pajisjet mobile. Sensorët e kompanisë “Exmor” gjenden pothuajse në çdo pajisje.

Sensori më i fundi fortifikon më tej pozitat e kompanisë në këtë sektor. Në atë që mund të jetë rasti i parë i industrisë, “Sony’ krijoi një sensor i cili integron memorie DRAM duke bërë të mundur kapjen e imazheve në shpejtësi të lartë: 1/120 e sekondës.

Ai është tetë herë më i shpejtë sesa IMX378 i cili gjendet në “Google Pixel” dhe disa prej telefonave më të mirë në treg.

Ndërsa IMX378 mund të kapë 120 frekuenca në sekondë, sensori i ri kap 960, ose 120 frekuenca në rezolucion 4K.

Burimi: Lexo.al