“Seven Seas Voyager”, në Durrës me 715 turistë

0
51

Kroçera “Seven Seas Voyager” me gjatësi 206 metra u ankorua në kalatën 5 të portit të Durrësit sot rreth orës 7.30 të mëngjesit.

Nga të dhënat e Autoritetit Portual mësohet se kroçera ka 715 udhëtarë gjithsej, 528 prej të cilëve janë qytetarë të SHBA, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga 21 vende të ndryshme të botës.

Turistët u pritën edhe nga një grup të rinjsh të projektit “Smile Albania”.
21 autobuzë turistikë me vizitorë janë nisur tashmë nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Beratit, Tiranës dhe Durrësit.